Sot Alibeajn e shkarkoi Kuvendi i PD-së, por thotë rregullorja për kreun e grupit parlamentar

Kuvendi Kombëtar i thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Po ashtu është njoftuar se do të zgjidhet kryetari i ri i dalë nga Këshilli i ri Kombëtar, ku në përfundim të Kuvendit do të dalin emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që do të zgjedhin nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë.

Por pavarësisht se statuti i Komisionit të Rithemelimit thuhet se kryetari mund të zgjidhet nga Këshilli, tjetër gjë thotë rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.

Nëse kjo dispozitë ligjore do të ndiqej, do të ishte e vështirë të zgjidhej një kryetar grupi nga deputetët që mbështesin sot Berishën për shkak se ai ka vetëm 17 vota në grupin parlamentar ndërsa 35 të tjerë nuk iu bashkuan Kuvendit Kombëtar.

Neni 16 i Rregullores së Kuvendit:

Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.

Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.

Grupet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...