Lufta barbare ruse në Ukrainë, dilemë për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia

Lufta për pushtimin e Ukrainës po vazhdon në mënyrë barbare nga Rusia.

Këto janë disa nga zhvillimet e fundit në Ukainë:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime paqeje me presidentin rus Vladimir Putin pavarësisht mizorive ruse.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se vendi i tij nuk e konsideron veten në luftë me NATO-n, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Ria.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka thënë se SHBA nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore, raporton Reuters

Pentagoni ka akuzuar presidentin rus për “shthurim dhe brutalitet” në pushtimin e tij në Ukrainë.

Rusia ka tentuar të shkëmbejë civilët ukrainas me ushtarët rusë të kapur në kundërshtim me Konventën e Gjenevës, sipas zëvendëskryeministrit të Ukrainës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në Kiev, duke iu bashkuar 27 misioneve diplomatike të huaja që operojnë aktualisht në vend.

Paketa masive e propozuar e Presidentit Biden për Ukrainën është penguar nga luftimet e brendshme të Kongresit mbi prioritetet e brendshme të SHBA-së

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...