Deputeti i BDI-së, Mexhiti lartëson rektorin Zeqiri dhe i nxjerr fotot nga lokacioni i ri për universitetin

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në profilin e tij në facebook ka shpërndarë foto të rektorit të sapozgjedhur të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri.
Ky i fundit i shoqëruar nga persona tjerë shihet në ambientet e kazermës “Ilinden” në Shkup, lokacion që pritet të shfrytëzohet si objekt për këtë universitet, dhe ku pikërisht aty afër gjendet edhe Universiteti Ballkanik, përcjell INA.

Mexhiti ka lartësuar rektorin e sapozgjedhur Zeqiri, duke theksuar se ai është gjetur në këtë lokacion për të ideuar objektin e ri universitar, i cili siç ka shkruar “ky vend shumë shpejt do të mirëpret ajkën e rinisë shqiptare.”

“Universitetet duhet të jenë vend i dritës, mësimit dhe lirisë. Këto elemente aq më tepër marrin kuptim kur e shohim sot rektorin e ri të Universitetit Nënë Tereza me stafin e tij duke e ideuar objektin e ri, si për rastësi në ish kazermën Ilinden, vendi që shumë shpejtë do të mirëpret ajkën e rinisë shqiptare. Universiteti Nënë Tereza do të vulos identitetin kombëtar shqiptar në Shkup, prandaj këtij projekti nuk kishte si mos i bashkangjiteshte një kuadër cilësor si akademik Izet Zeqiri i cili nuk kam dilemë që do të shfrytëzojë gjithë bagazhin e tij profesional dhe intelektual për ngritjen e cilësisë së arsimit. E përgëzoj për përzgjedhjen në detyrën e re dhe i deshiroj shumë suksese nga zemra”, shkruan Mexhiti në profilin e tij në rrjetet sociale.

Universiteti “Nënë Tereza” deri tani ka qenë i drejtuar nga Azis Pollozhani, ish-deputet, ish-ambasador dhe kuadër nga radhët e BDI-së.

Të fundit

Kovaçevski dhe Mickosi nesër pasdite në takim në Qeveri

Në Qeveri nesër pasdite do të mbahet takim midis...

Xhelal Neziri: Kjo është përbërja më e mirë që BDI-ja ka pasur ndonjëherë

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në...