U shkarkua në 2019 për 80 mijë euro të padokumentuara, KPA lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Simon Pashuku

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish Prokurorit Simon Pashuku.

Në përfundim të gjykimit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, u vendos në mënyrë unanime lënia në fuqi e vendimit të 2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku.

Simon Pashuku ka dështuar të provojë me dokumente burimin e pasurisë prej 80 mijë eurosh, ku përfshiheshin dhurime nga të afërmit dhe të ardhura qiraje. Vendimi i shkarkimit të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku është bazuar në dy pasuri të pajustifikuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e arsyetuar shprehet se Pashuku kishte dështuar të provonte me dokumente burimin e ligjshëm të një shtëpie të blerë në Shkodër për 60 mijë euro, konkretisht shumën prej rreth 40 mijë eurosh të pretenduar si dhurim nga të afërmit dhe po ashtu edhe burimin e ligjshëm të 40 mijë eurove nga qiraja e një objekti, për të cilat nuk ishin paguar tatimet.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...