Sali Berisha e quan historike zgjedhjen e Dritan Abazoviçit si kryeministër në Malin e Zi

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka quajtur historike zgjedhjen e Dritan Abazoviç në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Berisha shkruan në Facebook se derisa shqiptarët e Malit të Zi kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e këtij shteti, një shqiptar u votua për kryeministër.

Postimi i plotë:

Historike!

Dritan Abazoviç, shqiptar në krye të qeverisë së Malit te Zi!

Të dashur miq, shqiptarët e Malit te Zi luajtën një rol të pazevendesueshëm në pavarësinë e Malit të Zi. Sot një shqiptar, kryetari i Partisë Ura u votua sot në parlamentin e Malit te Zi për kryeministër të këtij vendi.

Ky është një lajm i mirë për vendin fqinj dhe rajonin, një garanci për orientimin europian dhe euroatllantik të këtij vendi.

Me këtë rast le t’i urojmë kryeministrit të ri Dritan Abazoviç suksese në detyrën e rëndësishme të tij. sb  

Të fundit

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...

Bekteshi: I përkas BDI-së, Ahmeti e dha qëndrimin e tij!

Në emisionin Klan Debat, ministri i Ekonomisë – Kreshnik...

Bekteshi: Kjo qeveri ka bërë shumë me Zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi

Në emisionin Klan Debat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...