Kievi dhe Sofja pajtohen për bashkëpunim të ngushtë

Ukraina dhe Bullgaria janë pajtuar për bashkëpunim të ngushtë ushtarak dhe ekonomik, pas bisedimeve të zhvilluara mes liderëve të shtetit në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri bullgar, Kiril Petkov, kanë diskutuar për presionin me sanksione kundër Rusisë, si dhe bashkëpunimin në nivel të Bashkimit Evropian, ka thënë lideri ukrainas.

“Një marrëveshje shumë e rëndësishme është arritur për riparim të pajisjeve tona ushtarake në qendrat prodhuese bullgare”, ka thënë Zelensky.

“Një tjetër çështje tjetër për të cilën jemi pajtuar është për dërgimin e energjisë nga Ukraina në Bullgari”, ka thënë Zelensky.

Më 27 prill, kompania shtetërore ruse, Gazprom, ka thënë se ka pezulluar furnizimet me gaz në Poloni dhe Bullgari, pasi këto të fundit nuk kanë bërë pagesa në rubla, siç ka kërkuar Moska.

Rusia është furnizuese globale me gaz natyror dhe është duke e kthyer këtë lëndë në armë të saj, pasi shumë shtete të Perëndimit kanë vënë sanksione ndaj Moskës, si shenjë proteste për pushtimin e Ukrainës.

Zelensky dhe Petkov janë pajtuar që Kievi mund të përdorë portin bullgar Varna për eksport të produkteve bujqësore nga Ukraina.

Meqë Rusia është duke kontrolluar ose bllokuar të gjitha portet ukrainase, Kievi është duke analizuar rrugë alternative.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...