Gazetarët e sportit zgjedhin Salah si futbollistin më të mirë të vitit në Premier Ligë

Sulmuesi i krahut i Liverpoolit, Mohamed Salah, është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit (FWA) për sezonin 2021/22.

Deri tani, Salah ka kontribuuar me 22 gola dhe 13 asistime në vetëm 31 paraqitje në Premier Ligë, kështu duke e ndihmuar Liverpoolin të pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me vetëm një pikë larg kampionit aktual Manchester Cityt, ku kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni.

Në total, ylli egjiptian ka regjistruar 30 gola dhe 14 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat, duke ndihmuar skuadrën e Jurgen Klopp të fitojë Carabao Cup, të arrijë finalen e FA Cup, dhe të jetë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Salah, i cili është pasardhësi i mbrojtësit të Cityt, Ruben Dias në çmimin e fituar sot, po ashtu ka shënuar plot 22 gola në Premier Ligën angleze, pesë sosh më shumë se Heung-Min Son dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa ylli egjiptian është edhe lider në bërjen e asistimeve, duke regjistruar një më shumë se bashkëlojtari i tij Alexander-Arnold, respektivisht 13 sosh.

Të fundit

Pendarovski dhe Xhaferi me uratë për komunitetin boshnjak

Shkup, 28 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot u...

Kasami harron parkingjet në kate, punimet në Tetovë si skenar telenovelash turke!

Në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, kreu aktual i...

Mblidhet Komisioni Hetimor për Energji për periudhën 2006-2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes...