Fëmijët do të kenë mbiemrat e të dy prindërve, që në lindje

Mundësia për t’i dhënë fëmijës që në lindje mbiemrat e të dy prindërve, është tashmë realitet. Tradita historike e vendosjes së mbiemrit të babait tek të sapolindurit sapo ra.

Gjykata Kushtetuese e Italisë ka vendosur që fëmijët të marrin që në lindje mbiemrat e të dy prindërve të tyre.

Vendimi i së mërkurës rrëzon traditën historike të vendosjes së mbiemrit të babait tek të sapolindurit.

Sipas Gjykatës, kjo normë është ‘diskriminuese dhe e dëmshme për identitetin’ e fëmijës, teksa shtoi se duhet të jenë të dy prindërit që do vendosin për mbiemrin.

Megjithatë, nëse nëna dhe babai janë dakord, fëmijët italianë do të mund të mbajnë vetëm një mbiemër.

Tashmë, i takon parlamentit italian të miratojë legjislacionin e ri për t’iu përshtatur vendimit të gjykatës.

 “Prindërit duhet të kenë përgjegjësi dhe të drejta të barabarta, boll më me diskriminime penalizuese ndaj nënave dhe fëmijëve”, tha Laura Boldrini, deputetete e Partisë Demokratike.

Ministrja për Familjet Elena Bonetii tha në Facebook se qeveria do e mbështesë plotësisht ligjin e ri.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...