Mickoski i kërkon takim kryeministrit Kovaçevski: Të ulemi dhe të caktojmë datë për zgjedhje të parakohshme!

Mickoski i kërkon takim kryeministrit Kovaçevski: Të ulemi dhe të caktojmë datë për zgjedhje të parakohshme!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, në një konferencë për media ka folur për 100 ditët e kësaj qeveria duke thënë se janë shtrenjtuar shumë gjëra në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se përkrahë grevat që po mbahen për kushte më të mira, mbi gjitha këtu përkrah grevën e mësimdhënësve.

Mickoski tha se do të ketë përgjegjësi për ata që bëjnë presion mbi drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësve që të mbajnë mësim.

Mickoski i ka kërkuar takim publik kryeministrit Kovaçevski, në të cilin takim, sipas tij do të diskutohet datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raporton SHENJA.

“Në atë takim do të propozoj katër ekipe të përbërë nga VMRO ku do të jenë njerëz me përvojë dhe të cilët janë dëshmuar në të kaluarën, në katër fusha ku janë detektuar problemet në vend. Katër ekipe të cilët do të punojnë së bashku me ekipe të qeverisë deri në datën e caktuar për zgjedhje parlamentare. Pa të drejta dhe privilegje për t’i ndihmuar vendit. Ekipi i parë në pjesën e ekonomisë, Vllado Misajllovksi dhe nënkryetarja Gordana Koçovska. Në ekipin do të jenë si propozim Trajko Sllavevski, Maja Vunoviq Kadievska dhe ish ministri i financave Zoran Stavrevski. Ekipi i dytë është për Punë të Jashtme, këtu propozoj dy nënkryetarët Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucoski”, tha Mickoski, duke shtuar se ekipi i tretë është për sektorin e shëndetësisë, ndërsa ekipi i katërt do të jetë në pjesën e arsimit.

Ai tha se pret përgjigje për ofertën në 10 ditët e ardhshëm. /SHENJA/

Të fundit

Testi i gjakut zbulon llojet e shumta të kancerit

Sipas një studimi të bërë mjekët në Angli u...

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...