Kovaçevski i përgjigjet ashpër Mickoskit: Nuk pranoj shantazhe

Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ka thënë se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e aq më pak të pranojë shantazhe, duke iu përgjigjur kështu ofertës së liderit të VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai ka deklaruar se kjo është hera e dytë që shantazhohet nga numri një i VMRO-së.

Kovaçevski ka thënë se ambiciet vetjake të Mickoskit nuk i interesojnë, por i intereson gjendja e qytetarëve dhe shtetit.

“Si Qeveri kemi punë të përgjegjshme ndërsa kjo është menaxhimi me krizën më të madhe ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk janë të nevojshme as takime për zgjedhje dhe as zgjedhje por sjellje e përgjegjshme nga të gjitha partitë politike. Është i nevojshëm Kuvendi të funksionojë dhe të sillen ligje dhe shpenzim racional të buxhetit në këto kohë krizash”, ka shkruar Kovaçevski.

Kovaçevski, sa i përket kërcënimeve për radikalizim, ka thënë se nuk pranon kërcënime aq më pak nuk ju përgjigjet kërcënimeve.

“Destruktiviteti është sinjal mbrojtës i Mickoskit dhe partisë së tij, por këtë qytetarët po e shohin dhe paralajmërimet e tilla fuqishëm i dënojnë”, ka thënë Kovaçevski.

Kryeministri ka shtuar se Qeveria është stabile dhe nëse ka dashur diçka të bëj VMRO-DPMNE e ka pasur mundësin për ta bërë përgjatë viteve që ka qenë në pushtet.

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...