Hoxhë Avdiu: Drejtësia njerëzore e kufizuar, vetëm Allahu ka drejtësi absolute

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ekrem Avdiu u shpreh se Allahu thotë se drejtësia vjen para bamirësisë.

Ai tha se drejtësia duhet të ngrihet në nivele të caktuara, pasi dihet që drejtësia njerëzore është e kufizuar dhe shtoi se vetëm Allahu ka drejtësia Absolute.  

Avdiu: Allahu thotë se drejtësia vjen para bamirësisë. Kjo është renditja. Si ka mundësi që bamirësia për përmendet në ajet, është që t’i bësh gjëra maksimalisht mirë. Por si ka mundësi që të bëhen mirë gjërat nëse nuk ekziston ekuilibri? E tillë është drejtësia në jetën njerëzore.

Allahu e ka bërë këtë drejtësi shumë funksionale, qysh nga ndryshimi i natës i ditës, apo te proceset e rritjet dhe zhvillimit. Të gjitha këto funksionojnë në mënyrë të mrekullueshme. Sprova jonë është që me veten të kemi hapësirë të mjaftueshme, dhe jo detyrimisht t’ia zëmë diellin dikujt, që të mbijetoj unë. Kjo drejtësia duhet të ngrihet në nivele të caktuara, pasi dihet që drejtësia njerëzore është e kufizuar. Vetëm Allahu ka drejtësi Absolute.  

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...