Hill: Jemi shumë të kënaqur me takimet në Beograd

Ambasadori amerikan Kristofer Hill i ka vlerësuar si shumë të mira rezultatet e etakimeve që ndihmës-sekretarja amerikan e Shtetit Karen Donfrid dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit Gabriel Eskobar kanë zhvilluar në Beograd, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

“Takimet e shkuara janë vazhdimësi e përpjekjeve për të thelluar dhe zgjeruar raportet tona” tha Gill që ishte pjesëmarrës në takimin e ndihmës-sekretares Donfrid dhe të dërguarit për Ballkanin Eskobar me presidentin Vuçiq dhe kryeministren Brnabiç.

Jemi krenar me raportet që kemi ndërtuar me vite dhe shpresojmë se ato do të avancohen edhe në të ardhmen, ka thënë Hill.

” Takimet e djeshme janë pjesë të kësaj dhe jam shumë i kënaqur me to” tha ai për “Tanjug”, në pyetjen sa është i kënaqur me takimet dhe nëse pritjet ishin më të mëdha.

Serbia dhe ShBA kanë shumë tema për biseda dhe shumëçka për të bërë së bashku, shtoi Hill.

Ambasadori amerikan Hill i shoqëruar nga bashkëshortja Xhuli dhe prefekti i Beogradit Zoran Radojçiç kanë mbjell në bregun e Savës tre fidan amerikan.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...