Gjermania blerësi më i madh i energjisë ruse

Një grup i pavarur kërkimor thotë se Gjermania ishte blerësi më i madh i energjisë ruse gjatë dy muajve të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Një studim i publikuar nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër llogarit se Rusia fitoi 52.6 miliardë paund nga eksportet e karburanteve fosile që kur trupat ruse sulmuan Ukrainën më 24 shkurt, raprton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Duke përdorur të dhëna për lëvizjet e anijeve, gjurmimin në kohë reale të rrjedhave të gazit nëpër tubacione dhe vlerësime të bazuara në tregtinë mujore historike, studiuesit mendojnë se Gjermania i ka paguar Rusisë rreth 9.1 miliardë euro (7.66 miliardë £) për dërgesat e karburanteve fosile në dy muajt e parë të luftës. .

Qeveria gjermane tha se nuk mund të komentojë mbi vlerësimet dhe nuk pranoi të japë ndonjë shifër të sajën.

Të fundit

Në Greqi, 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një...

Skënderaj, lëndohet një person në një vendë punishte

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së...

Pendarovski dhe Xhaferi me uratë për komunitetin boshnjak

Shkup, 28 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot u...