Afrim Gashi thirrje që të votohet Shaip Kamberi

Afrim Gashi thirrje që të votohet Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi ka bërë thirrje qytetarët e Bujanocit që të votojnë për Shaip Kamberin. Ai shkruan se tani është mundësia që shqiptarët  të mobilizohen me qëllim që Kamberi të bëhet deputet në kuvendin e Serbisë.

“Votoni për Shaip Kamberin!  Votoni për deputetin e shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Votoni nr. 16

Të dashur shqiptarë të Bujanocit, tash kur është krijuar mundësia e rivotimit në një vendvotim në qytetin tuaj, ju lutem të gjithëve që votoni në atë pikë, të mobilizoheni dhe të mos lejoni as edhe një votë pa shkuar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi nuk është më emri që përfaqëson një subjekt, një opsion ose vetëm një koalicion. Ai është emri i përveçëm i shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë.

Prandaj, sot – më 28 prill – secili që e ndjen veten shqiptar dhe ka të drejtë vote në këtë vendvotim, le ta votojë nr. 16 dhe z. Shaip Kamberi, sepse vota e tij dëshmon për praninë shqiptare në Luginë.

Bujanoci e ka radhën të na e mbajë leksionin e flamurit shqiptar të Shaip Kamberit!”, ka shkruar Afrim Gashi.

 

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...