Tryeza për energjinë/ Yuri Kim: Siguria energjitike e lidhur me sigurinë kombëtare

”SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë dhe koha është tani për të vepruar” -kështu u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim, në takimin me një grup kompanish në tregun e energjisë, takim i cili po zhvillohet në Tiranë.

Ndër të tjera Kim u shpreh se siguria energjitike është e lidhur ngushtë me me sigurinë kombëtare.

“Janë projekte që janë të vlefshme dhe gjëja e duhur për t’u bërë. Jemi mbledhur këtu të vendosur në një sfod sfidues për sigurinë dhe energjinë. SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë.

Nuk mund të presim më, pas pushimit të agresionit rus në Ukrainë. Kemi nevojë të kemi më shumë gazsjellësa. SHBA dhe BE po përballen me një realitet të ri. Shpresojmë sot të kemi propozime më të prekshme e reale. Siguria energjitike ka lidhur me sigurinë kombëtare. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje krijuese së bashku.

Është një nga arsye pse u ndërtua TAP që sot po sjell gaz në Europë, i lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Tani është koha për të vepruar dhe jemi të kënaqur që jemi pjessë e këtij diskutimi.” u shpreh ambasadorja Kim.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...