Putin kërcënon me goditje “rrufe” përmend edhe armët bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar ata që mbështesin Ukrainën, me hakmarrje të shpejtë, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch transmeton “Bota sot”.

Kështu ka thënë ai të mërkurën në Shën Petersburg, siç shkruan agjencia gjermane e shtypit.

Kushdo që ndërhyn nga jashtë dhe kërcënon strategjikisht Rusinë duhet ta dijë se përgjigja do të jetë “e shpejtë rrufe”. “Ne kemi të gjitha mjetet për këtë,” tha shefi i Kremlinit në një takim të zyrtarëve të lartë.

Dhe ne nuk do të mburremi. Ne do t’i përdorim ato kur është e nevojshme. Dhe dua që të gjithë ta dinë këtë”. Vendimet e nevojshme tashmë janë marrë.

Në të njëjtën kohë, Putin deklaroi se përpjekja perëndimore për të ngadalësuar ekonominë ruse me sanksione kishte dështuar.

“Operacioni special ushtarak” në Ukrainë dhe Donbass, siç e quan ai luftën, do të arrijë të gjitha qëllimet e tij, theksoi ai.

Shefi i Kremlinit vuri gjithashtu armët bërthamore të vendit në gatishmëri të shtuar si një paralajmërim për NATO-n./M.L.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...