FDH publikon raportin për sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH) organizon publikimin e raportit “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”.

Raporti, do të publikohet sot në Qendrën Dokumentimit Kosovë, e cila gjendet në Bibliotekën Hivzi Sulejmani, në lagjen Dardania.

Raporti është hartuar në kuadër të projektit “Mobilizimi i mediave dhe OSHC-ve për të mbështetur informatat e duhura për personat e zhdukur”, i realizuar në bashkëpunim me Kosovo 2.0.

Raporti ka për qëllim të japë një pasqyrim më të hollësishëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur që nga përfundimi i luftës me fokus të veçantë në përvojat e familjeve.

Të fundit

Rama për “Der Spiegel”: Serbia duhet ta njohë Kosovën, por Vuçiqi s’mund ta bëjë këtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për...

Ngadalësohet rritja ekonomike, por Kurti lavdërohet për rritje të të hyrave

Zhvillimi ekonomik i vendit ka stagnuar në krahasim me...

Java e parë e vjeshtës parashihet të ketë mot të ndryshueshëm

Java e parë e vjeshtës parashihet të ketë kushte...