Chukwueze këmbëngul

Anësori i Villarrealit, Samuel Chukwueze beson se presioni do të jetë mbi Liverpoolin kur të dy skuadrat do të përballen sot (e mërkurë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Anfield” me fillim nga ora 21:00.

Skuadra spanjolle eliminoi Bayern Munichun në çerekfinale për t’u kaluar në gjysmëfinale, dhe pavarësisht se pranoi se “Reds” vijnë në ndeshje si favorit, nigerian këmbëngul se “Nëndetësja e Verdhë” nuk do të zbresë kundër kundërshtarëve të tyre më të fantazuar.

“Ne dimë gjithçka për Liverpoolin dhe ata pritet të fitojnë, kështu që presioni është mbi ta”, tha Chukwueze, cituar nga “BBC Sport Africa”.

“Ne kemi një skuadër dhe një trajner mjaft të mirë për të konkurruar kundër çdo skuadre në botë.

Për shkak të mënyrës se si luan Liverpool, disa njerëz kanë bërë tashmë parashikimet e tyre, por kjo është normale në futboll.

“Ne kemi një punë për të bërë dhe nuk do të shkojmë në Liverpool për të humbur. Pse të mos synojmë për rezultatin më të mirë atje? Dhe kjo është ajo që ne shpresojmë të bëjmë”, përfundoi nigeriani.

Të fundit

Gjobiten 182 vozitës në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 28 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme...

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar...