(VIDEO) Osmani: Integrim evropian do të thotë ballafaqim me sfida të përbashkëta

(VIDEO) Osmani: Integrim evropian do të thotë ballafaqim me sfida të përbashkëta

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po qendron në Sofje ku po merr pjesë në Forumin për raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. Ministri Osmani iu referua momentit  aktual gjeopolitik në Evropë dhe efektit të tij me pasoja më të gjera për Ballkanin në aspekt të sigurisë, stabilitetit dhe gjendjes ekonomike, si edhe në dritën e proceseve eurointegruese të shteteve të rajonit.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Integrimi evropian do të thotë ballafaqim më të mirë me sfidat  përbashkëta dhe më e rëndësishmja, vulosje e përkatësisë në familjen e botës së lirë, demokratike dhe progresive. Përfitimet e integrimit në BE janë të shumëfishta dhe ne i kemi jetuar për gati 20 vjet, por ato duhet të vazhdojnë, të ushqehen dhe të sillen në një nivel më të lartë – fillimi i negociatave të anëtarësimit, i cili nga ana tjetër do të ketë një transformim dhe mobilizim më të madh”.

Ai tha se integrimi evropian nënkupton adresimin më të mirë të sfidave të përbashkëta dhe më e rëndësishmja, vulosjen e familjes në një botë të lirë, demokratike dhe progresive.

Vizita e Osmanit në Sofje vjen pas vizitës së javës së kaluar të një delegacioni bullgar të udhëhequr nga kryeministri Kirill  Petkov dhe nënpresidentja bullgare Iliana Iotova në Manastir, me rastin e hapjes së klubit “Ivan Mihajlov”, e cila shkaktoi reagime të ashpra nga lidershipi shtetëror dhe opinioni në vend. Samir Mustafa /SHENJA/

 

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...