Ushqeheni para televizorit? Ekspertja: Ja çfarë po i bëni vetes

Keri Glassman dietologia me famën ndërkombëtare, themeluesja e blogut NutritiousLife.com dhe autorja e librit The New You (and Improved) Diet i është përgjigjur pyetjes përse nuk duhet të hamë kurrë përpara televizorit, kryesisht gjatë orëve të vona.

Të gjithë janë të njohur me këtë skenë që sapo përshkruam, pasi ndodh që filmat apo spektaklet tona të preferuara t’i shohim duke ngrënë me pjatë përpara .Hulumtimet kanë treguar se ky është një veprim i rrezikshëm, pasi në 90% të rasteve njerëzit hanë në mënyrë të pakontrolluar, pasi hutohen duke parë televizor.

Dietologët rekomandojnë që darka duhet ngrënë ulur në tavolinë dhe përpara orës 8 në mënyrë që ushqimi të tretet përpara se ju të shtriheni për të fjetur. Ngrënia shpejtë e ushqimit është gjithashtu e gabuar.

Truri kërkon 20 minuta kohë që të marrë sinjale nga stomaku që është ngopur dhe nëse ju hani shpejtë, për 20 minuta do të konsumon sasi të panevojshme ushqimi. Kjo gjë ndodh pikërisht orëve të darkës përpara TV.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...