Refugjatët nga Ukraina dhe turistët rusë në Turqi

Refugjatët nga Ukraina ndeshen me turistë rusë në qendrat turistike turke. Kjo lidhet me qëndrimin “urtë e butë e plot tigani” të Turqisë për luftën në Ukrainë.

Diell, plazh dhe det. Metropoli turk i pushimeve në Antalia ofron gjithçka që dëshiron zemra e një pushuesi në pranverë. Por Tanja Mozkal nuk e ka mendjen tek pushimet. Ndërsa që dy fëmijët e saj luajnë të shpenguar, ukrainasja mendon për luftën në atdheun e saj. Kur shpërtheu lufta ajo bashkë me fëmijët ikën nga Kievi përmes Rumanisë për në Turqi.

Por Antalia është edhe destinacion i preferuar i pushuesve nga Rusia që ka pushtuar Ukrainën. 31-vjeçarja e di se shumica e rusëve e mbështesin politikën e Putinit dhe thotë se e shqetëson fakti që nuk e di se ç’njerëz ka përreth dhe ç’mendojnë ata. Shumica e turistëve rusë në plazh nuk duan të shprehen për luftën.

Image

Anton Gavrilov, turist rus

“Ne e duam vendin tonë. Ne i duam njerëzit tanë dhe jetën tonë në Rusi. Por ne e kuptojmë edhe se çfarë po ndodh tani në Ukrainë.” – thotë Anton Gavrilov, thotë një turist rus. “Ju nuk mund të na fajësoni ne rusëve për këtë. Shumë vetë e besojnë atë që pretendon televizioni rus, pra që ushtria ukrainase godet objektivat e saj.” – shton një turiste.

Urtë e butë e plot tigani

Para luftës në rivierën turke vinin çdo vit për pushime dy milionë ukrainas. Tani ata nuk po vijnë dhe operatorët turistikë turq shpresojnë se do të vijnë më shumë pushues rusë. Shumë nga ata janë të lumtur që Turqia nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë.

Image

Antalia është destinacion i preferuar i pushuesve nga Rusia

“Për ne, tregu rus ka potencial për të ofruar 50 për qind të të gjithë turistëve në të ardhmen. Rusia na ka siguruar se së shpejti do organizojë çdo ditë deri në 30 avionë çarter për në Turqi” – thotë Nihat Sami Ezgin.

Turqia është një nga vendet e fundit në Evropë që vazhdon të jetë plotësisht e hapur ndaj rusëve. Prandaj edhe oligarkët rusë parkojnë këtu mega-jahtet e tyre dhe janë të sigurt nga sanksionet.

Image

Presidenti turk Erdogan

Presidenti turk Erdogan i quan si Ukrainën edhe Rusinë “miq” dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes palëve ndërluftuese, po deri tani pa sukses. Dhe ndërsa lajmet për krimet brutale të rusëve në Ukrainë, i trondisin refugjatët ukrainasit në Antalja, turistët rusë vazhdojnë të bëjnë banja dielli në plazh./DW

Të fundit

Xhaferi: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u drejtoi urime pjesëtarëve...

Rama : Më gjeni një biznesmen të thotë që më ka dhënë një qindarkë për ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për...

Arrestohet një burrë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Është arrestuar një person i dyshuar pasi tek ai...