Haaland takohet me drejtuesit e Bayernit

Erling Haaland ka pasur një takim me drejtuesit e Bayern Munich gjatë ditës së sotme.

Futbollisti duket se nuk do të ketë të ardhme te skuadra e Borusia Dortmund, andaj bisedimet me skuadrat e tjera janë hapur.

Sipas gazetarit gjerman të Sky Sport, takimi në mes të palëve zgjati disa orë, teksa tema e takimit mendohet të jetë pikërisht një transferim i tij në “Allianz Arena”.

Përkundër që u raportua për një marrëveshje në parim në mes të tij dhe Manchester Cityt, tentativat nga klubet e tjera për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit nuk po mungojnë, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka kontratë me “verdhezinjtë” deri në vitin 2024.

Të fundit

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...

(VIDEO) Ndryshimet ligjore, më shumë përgjegjësi për paratë publike

Ndryshimet e fundit ligjore do t’u shkaktojnë më shumë...