ASH: 100 ditë mashtrim, gënjeshtra dhe manipulim

ASH: 100 ditë mashtrim, gënjeshtra dhe manipulim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me 100 ditët e Qeverisë që re duke thënë se bëhet fjalë pëe 100 ditë mashtrim, gënjeshtra dhe manipulim.

“Janë 100 të thelluara më tepër në korrupsion, janë 100 ditë më tepër në skandale, janë 100 ditë të thelluara më tepër në krim të organizuar. Janë 100 ditë më tepër gjyqësi të thelluar në padrejtësi. E dini 8% është besimi në gjyqësor, kjo i bjen që as familjet e gjykatësve dhe prokurorëve nuk besojnë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Pra kemi 100 ditë më tepër thellim të varfërisë, rritje të papunësisë, kemi 100 ditë shtrenjtim marramendës të çmimeve dhe kemi 100 ditë, ku çdo ditë Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë përgjigje as për korrupsionin, as për papunësinë, as për çmimet e energjisë, as për modelin për ndihmë të qytetarëve, e kështu me radhë. Pra është edhe një manipulim i radhës që u bëhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të cilët po vazhdon saga rrëqethëse e këtij vendi. Këto 100 ditë fatkeqësisht e kanë shtuar edhe më tepër bindjen te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht te rinia se është vështirë me këtë qeverisje, me këtë mendësi të jetohet në Maqedoninë e Veriut. Andaj edhe përgjigja e qytetarëve, veçanërisht e pjesës më vitale, rinisë, po e shohim çdo ditë, është ikja masive nga ky vend. Pra janë edhe këto 100 ditë që nuk sollën asgjë të re në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. U vërtetuan dilemat e Aleancës për Shqiptarët që e potencuam që në fillim, këto 100 ditë pamë paraburgime të reja di rezultat i krimit dhe korrupsionit në kupolën e Qeverisë. Fatkeqësisht janë shenja që nuk ofrojnë ndonjë shpresë në këtë vend”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...