Afrim Gashi flet për 100 ditët e Alternativës në Qeveri

Afrim Gashi flet për 100 ditët e Alternativës në Qeveri

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për 100 ditët e Alternativës në Qeveri, tha se kjo parti ju bashkua Qeverisë kur vendi ishte në një ngërç dhe i rrezikohej perspektiva evropiane e vendit.

Ai tha se kjo ishte shtytja për ta marr veprimin që të hyjnë në Qeveri.

“E dimë se ky vendim ka pasur kosto të lartë për ne por ne me vetëdije vendosëm që të shpëtoj Roma se sa Cezari”, tha Afrim Gashi, duke shtuar se Alternativa është ndoshta partia e parë e cila hynë në Qeveri me marrëveshje të nënshkruar.

“Kur flasim plotësimin e kësaj marrëveshje të theksoj se dinamika e krizave globale dhe vendore ka ndikuar në realizmin e kësaj marrëveshje. E kemi përmbushur premtimin që të mos shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike mbi 20 për qind. Për çështjet evropiane, kontaktet që kemi pasur, mund të themi se po vijnë ditë të mira për Maqedoninë e Veriut”, tha Gashi, duke përmendur edhe luftën kundër korrupsionit.

Sa i përket rasteve gjyqësore për të cilat ka indicie se ka implikime se janë të montuara, Gashi tha se është në koordinim dhe pajtueshmëri të plotë me kryeministrin Kovaçevski që sot të dërgohet letra në Komisionin Evropian, megjithatë me konsultimet që ka bërë pritet që letra të dërgohet  në një moment më të mirë dhe më të përshtatshëm.

Gashi tha se në 100 ditët e parë janë përpjekur gjithë atë që e kanë thënë me vitet më radhë ta realizojnë: Punë, përgjegjësi dhe transparencë.

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...