33-vjeçarja nga Ukraina, me mollëzat më të mëdha në botë, poston videon duke bërë injeksionet

Një 33-vjeçare nga Ukraina, që i injektoi vetes më shumë se 1600 £ filler për të bërë “mollëzat më të mëdha në botë”, këtë herë ka vendosur që videon në kohën kur një estetiste i bën injeksionet në mollëza, ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj. Dhe situata është bërë edhe më dramatike.

Anastasiia Pokreshchuk, nga Kievi, Ukrainë, është e hapur për kirurgjinë estetike. Ajo ka shpenzuar më shumë se 1600 £ për fillerin e mollëzave që nga injektimi i parë i saj. i është nënshtruar disa ndërhyrjeve duke përfshirë Botox-in dhe rimodelimin e nofullës, mjekrës dhe liposuksion.

Influencuesja, tani me qendër në Stamboll, e cila ka më shumë se 82,500 ndjekës në Instagram, më parë i ka injektuar vetes filler duke përdorur tutorial online, ndërsa këtë herë doli live bashkë me një estetiste për të treguar injeksionet që kryen.

Në video shihet modelja duke biseduar me miqtë virtualë përpara se të tregojë estetisten duke mbushur një shiringë dhe duke injektuar mollëzat ndërsa Anastasiia bisedon me ndjekësit.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...