Zëvendëskancelari gjerman: Duhet ta kishim mbështetur Ukrainën më shpejt

Zëvendëskancelari gjerman thotë se ishte gabim që vendi i tij nuk e mbështeti ushtarakisht Ukrainën shumë më herët.

Në një intervistë me transmetuesin publik gjerman Zweites Deutsches Fernsehen, Robert Habeck thotë se mbështetja duhet të kishte filluar vite më parë.

“Ne sigurisht që duhet ta kishim mbështetur ushtarakisht Ukrainën shumë më herët, dhe nuk po flas vetëm për ditë apo javë, por vite”, thotë ai.

Administrata e mëparshme e Angela Merkelit u kritikua për lidhjet e saj me Rusinë, veçanërisht për varësinë e saj nga energjia ruse.

Habeck thotë se Gjermania tani po ndihmon në furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, pasi qeveria u zotua të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së. Ajo gjithashtu ka pezulluar gazsjellësin Nord Stream Two nga Rusia.

Të fundit

Testi i gjakut zbulon llojet e shumta të kancerit

Sipas një studimi të bërë mjekët në Angli u...

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...