Shënohen 6 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri! Asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 6 raste të reja me COVID nga 508 testime të kryera në total.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin.
Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (25 Prill 2022)

Raste të reja ditore           6
Të shëruar në 24 orë        23
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 508

Testime totale               1,800,831
Raste pozitive                  274,834
Raste të shëruara            270,916
Raste Aktive                         422
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            288
Fier                  33
Vlorë               30
Korçë              15
Berat                12
Gjirokastër       11
Durrës              10
Elbasan            7
Kukës               3
Lezhë       3
Dibër         1

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...