A i dëmtoi bora e prillit kulturat bujqësore? Flet ministri Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se bora e këtij prilli nuk dëmtoi kulturat bujqësore në vendin tonë. 

“Fatbardhësisht përderisa kishim të reshura të borës temperaturat nuk ranë nën minus, edhe kjo në masë të madhe e ka parandaluar mundësinë e dëmeve në sektorin e bujqësisë, qoftë në pjesën e të mbjellave apo te kulturat pemëtare”, tha Peci në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Në këtë drejtim, na ka gëzuar ky fakt sepse ka qenë diku temperatura minimale rreth 1 gradë celsius, derisa për të pasur dëme në sektorin e bujqësisë dhe pemëtarisë zakonisht varion prej minus 3 dhe minus 4 dhe Kosova ka shpëtuar nga rreziku i dëmeve për shkak të të reshurave të borës”, shpjegoi ai.

Peci tha se pritet rritje e temperaturave derisa shpreson në rendimente të mira. 

“Parashikimet meteorologjike parashikojnë rritje të temperaturave që është në favor, shpresojmë se do të kemi të reshura të shiut që do të ndihmojnë në masë të madhe që rendimentet t’i kemi dhe me ndihmën e fuqisë mbinatyrore që të kemi rendiment më të madh”, shtoi ai.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...