9 Shenjat që tregojnë se ekzema juaj është e rëndë

Dermatiti atopik është një nga tetë llojet e ndryshme të gjendjes kronike dhe jo-infektive të lëkurës, që quhet ekzemë.

Kur njerëzit flasin për “ekzemë të rëndë”, ata zakonisht i referohen dermatitit atopik.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me simptomat, të cilat mund të jenë shumë sfiduese për t’u përballuar.

Kruajtje
Njerëzit njerëzit me ekzemë të rënduar priren të përjetojnë kruajtje shumë intensive, madje edhe të pakontrollueshme. Në fakt, lëkura u kruhet aq shumë sa e gërvishtin derisa fillon të rrjedhë gjak.

Këto njolla të thata mund të zhvillohen kudo, por ato janë më të zakonshme në vende si pjesa e pasme e gjunjëve, qafa dhe fytyra.

Skuqje dhe thatësi
Lëkura e skuqur, e thatë dhe e irrituar është diçka e zakonshme në shumicën e rasteve të ekzemës. Por kur rasti është i përparuar, këto shenja mund të jenë edhe më të theksuara.

Flluskat
Kur keni një shpërthim të dermatitit atopik, kjo mund të shkaktojë formimin e flluskave të mbushura me lëng.

Njolla të trasha në lëkurë
Me kalimin e kohës në lëkurë mund të zhvillohen njolla të trasha të cilat mund të kënë edhe një lloj relievi.

Mungesa e përgjigjes ndaj trajtimit lokal
Shumica e rasteve të buta dhe mesatare, i përgjigjen mjaft mirë përdorimit të trajtimeve lokale si hidratuesit, kremrat kortikosteroide ose pomadat.

Por kur lëkura juaj ndalon së reaguari ndaj këtyre trajtimeve, kjo mund të jetë një shenjë që ekzema ka përparuar.

Kërkohen trajtime më të forta
Kur mjeku juaj fillon të ndryshojë trajtimim, duhet ta merrni parasysh ekzema tashmë mund të jetë në një gjendje më serioze.

Simptomat vazhdojnë deri në moshë madhore
Dermatiti atopik ka tendencë të zhvillohet tek fëmijët e vegjël ose foshnjat dhe është më pak i zakonshëm tek të rriturit.

Por kur simptomat e ekzemës së një fëmije vazhdojnë deri në moshë madhore, ato shpesh janë më të rënda.

Pagjumësi
Ndjesia e vazhdueshme e kruarjes ndalon shumë njerëz me dermatit atopik që të flenë mirë gjatë natës.

Problemet e syve
Riniti alergjik është i zakonshëm te njerëzit me ekzemë, kështu që ata mund të përfundojnë me sy të skuqur dhe të përlotur.

Njerëzit me dermatit atopik janë gjithashtu të prirur për të zhvilluar probleme të syve si dermatiti i qepallave dhe inflamacioni i kornesë.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...