Zelensky alarmon se Rusia po përpiqet të mbulojë mijëra vrasje civile në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se po shfaqen prova se trupat ruse kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në Mariupol.

Ai tha se Ukraina ka përgjuar bisedat ruse se “si po fshehin gjurmët e krimeve të tyre”, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit ka vlerësuar se të paktën 20,000 civilë janë vrarë në qytetin port jugor dhe dje u shfaqën imazhe të një varri masiv të dukshëm jashtë Mariupolit.

Zelensky tha se forcat ruse krijuan “kampe filtrimi” pranë qytetit për ata që përpiqeshin të largoheshin.

Ata që i mbijetojnë kampeve po dërgohen në Rusi ose në zonat nën pushtimin rus, pohoi ai.

Zyrtarët ukrainas akuzuan më parë trupat ruse për grumbullimin dhe djegien e trupave në Mariupol./Botasot

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...