(VIDEO) Spasovski: Procesuohet çdo tentim për krim dhe korrupsion

Për rastin e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamet Zekirin, na ka njoftuar Drejtoria për zbulime Financiare. Kështu njoftoi ministri Oliver Spasovski, në pyetjen se përse hetimin ndaj tij fillimisht e ka nisur MPB pastaj prokuroria. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Spasovski tha se kanë pasur dyshim për këtë rast, por provat do t’i vlerësoj gjykata.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Çdo tentim ose çdo indicie se egziston krim i çfarëdo llojshëm ose korrupsion edhe në organet shtetërore, procedohet. Kështu që, të gjitha këto aktivitete, para se gjithash Drejtoria për zbulime financiare i ndjek transaksionet financiare, menjëherë kur egziston dyshim, e njofton prokurorinë Themelore Publike dhe MPB-në, veprojmë lidhur me këto akte. Sigurisht që edhe në rastin konkret, është vepruar në këtë mënyrë. Ne do ta kryejmë punën tonë në mënyrë profesionale, por megjithatë provat duhet të vlerësohen nga gjykata dhe të sillen vendimet”.

Ndërsa, në rastin e hetimit ndaj drejtorit të Plicisë Financiare  Arafat Muharremin, përshkak se nuk ka vepruar për rastin “Trus”, kundër biznesmenit Sead Koçan, Spasovski mendon se Muharremi, nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“E kam parë që është dorëzuar një kallëzim penal, nuk e di nëse është në fazë parahetimore, përshkak se parashtrimi i kallëzimit penal, nuk don të thotë kalim i menjëhershëm në procedurë parahetimore. Unë apsolutisht besoj se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që është i kundërligjshëm, sepse ekzekutimi i një vendimi në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në kompetencë të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare”.

I pyetur se si qytetarët t’i besojnë MPB-së, kur zyrtarë policor pranojnë mito, Spasovski u arsyetua se nuk ka institucion ku nuk ndodhin gjëra të tilla dhe as shtet që nuk ka të tilla gjëra. Por, me rëndësi sipas tij është që shteti të veproj ndaj atyre që kryejnë vepra penale që ata pastaj të përballen me drejtësinë.

Emine Ismaili /SHENJA/

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...