​Scholz: Fitorja e Macron, sinjal i fortë në favor të Evropës

Kancelari gjerman Olaf Scholz uroi sonte Emmanuel Macron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke besuar se votuesit francezë kishin dërguar një “sinjal të fortë në favor të Evropës”.

“Urime”, shkroi Scholz në Twitter në frëngjisht dhe më pas vazhdoi në gjermanisht.

“Urime i nderuar President! Votuesit tuaj sot dërguan një sinjal të fortë në favor të Evropës. Mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin e mirë”, ka thënë Scholz.

Sipas exit poll-eve, Macron, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përball lideres së ekstremit të djathtë Marin Le Pen.

Macron u zgjodh president për herë të parë pesë vjet më parë dhe më pas, në moshën 39-vjeçare, ai u bë kreu më i ri i shtetit që shkundi partitë tradicionale, të majta dhe të djathta, që kanë qenë në pushtet.

Të fundit

Gjobiten 182 vozitës në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 28 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme...

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar...