Policia ka dënuar 59 shoferë në Shkup

Policia ka dënuar 59 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 59 masa prej të cilave 15 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje dhe tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e polcisië.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, tre për kalim në të kuqe dhe gjashtë për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...