Pochettino largohet nga PSG? Klubi francez merr vendimin

Mauricio Pochettino i ka minutat e numëruara në Paris, pasi në fund të sezonit pritet të largohet nga PSG edhe pse ditën e djeshme fitoi titullin në Ligue 1.

Eliminimi nga Champions League duket se ka vendosur edhe fatet e teknikut argjentinas në krye te skuadrës franceze.

Sipas “La Parisien” raportohet se ditën e sotme mes drejtuesve të PSG-së dhe Pochettinos ka pasur një takim dhe dukshëm mes palëve nuk ka dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Po sipas burimit në fjalë, thuhet se 15 milionë euro pritet të shkojnë në llogari të teknikut argjentinasit për të mbyllur kështu edhe kontratën mes tyre.

“La Parisien” vazhdon më tej edhe me zëvendësuesin e Pochettinos, ku theksohet se Zinedine Zidanë vazhdon të jetë në “pole-position” për të marrë drejtimin e PSG, por as Antonio Conte nuk qëndron pas, pasi tekniku i Tottenham është i gatshëm të “braktisë” “Spursat” për një kontratë 2 vjeçare me gjigandët e Ligue 1.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...