Peci në Bajgorë, viziton bujkun që kultivon dy hektarë patate

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun nga fshati Bajgorë, i cili kultivon dy hektarë patate.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka shkruar se bujku për kultivimin e tyre nuk përdor pesticide, teksa krenohet me produktin e tij bio.

“Sot vizitova fshatin Bajgorë, ku në një lartësi mbidetare prej 1250m, bujku Behxhet Beqiri kultivon 2 hektarë patate. Për kultivimin e tyre ai nuk përdor pesticide dhe krenohet me produktin e tij bio. Përvec patates ai kultivon dhe 1 hektarë tërshërë dhe mbarështon 40 krerë lopë. Ai merret me veprimtari bujqësore që nga pas-lufta dhe është një bujk punëtor dhe i përkushtuar”, ka shkruar Peci.

“Fermerët si Behxheti, tashmë janë në dijeni për rritjen e përkrahjes tek Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 si dhe mundësitë e shumta që ofron Programi për Zhvillim Rural / Grante 2022, për zgjerim të kapaciteteve të fermës së tij dhe avancim të teknologjisë bujqësore”.

Të fundit

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...

Bekteshi: I përkas BDI-së, Ahmeti e dha qëndrimin e tij!

Në emisionin Klan Debat, ministri i Ekonomisë – Kreshnik...

Bekteshi: Kjo qeveri ka bërë shumë me Zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi

Në emisionin Klan Debat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...