Johnson dhe Leyen nuk vonojnë për ta uruar Macronin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kanë uruar presidentin e Francës, Emanuel Macron, për rizgjedhjen e tij si president, me 58,1 përqind të votave të fituara.

“Urime Emanuel Macron në rizgjedhjen tuaj si President i Francës. Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të rëndësishëm. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet që kanë më shumë rëndësi për dy vendet tona dhe për botën”, ka shkruar Johnson.

“I dashur Emanuel Macron, urime për rizgjedhjen si President i Republikës. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer. Së bashku, ne do të çojmë Francën dhe Evropën përpara”, shkroi Von der Leyen.

Liderë të botës demokratike dhe ata të BE-së i janë gëzuar fitores së Macron, i cili është pro bashkëpunimit dhe forcimit të familjes së madhe evropiane.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...