Flet për të ardhmen e tij

Robert Lewandowski vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023, por ai ende nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin për vazhdimin e kontratës.

Bayerni ka fituar titullin e 10-të radhazi në Bundesliga dhe pas kësaj ndeshje sulmuesi polak është pyetur edhe për të ardhmen e tij.

33-vjeçari ka folur për Sky Sports duke thënë se së shpejti do të ketë një takim me drejtuesit e Bayernit për të diskutuar të ardhmen, por ai nuk është në një situatë të lehtë.

“Së shpejti do të ulemi dhe të bisedojmë pasi kemi një takim, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani”, tha fillimisht Lewandowski.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...

Bekteshi: I përkas BDI-së, Ahmeti e dha qëndrimin e tij!

Në emisionin Klan Debat, ministri i Ekonomisë – Kreshnik...