​Befasia, kjo pritet të jetë blerja e parë e Ten Hag në Manchester United

Trajneri i ardhshëm i Manchester United, Erik ten Hag thuhet se është i prirur të nënshkruajë me Christian Eriksen.

Kontrata e reprezentuesit danez me Brentfordin do të skadojë në fund të qershorit dhe ai ka qenë i lidhur fort me një rikthim në Tottenham Hotspur si një lojtar i lirë.

Megjithatë, sipas “Daily Star”, ka gjithashtu interes të fortë nga Man United, me Ten Hag të prirur për ta sjellë atë në “Old Trafford” si pjesë e rindërtimit në klub.

Raporti pretendon se holandezi e sheh 30-vjeçarin si nënshkrimin perfekt për të nisur revolucionin e tij, ndërsa ai përgatitet të marrë drejtimin e 20 herë kampionëve të Anglisë në fund të këtij sezoni, përcjellë KosovaPress/.

Danezi më parë ka luajtur në Premier Ligë për Tottenhamin midis viteve 2013 dhe 2020, duke bërë mbi 300 paraqitje për klubin e Londrës së Veriut përpara se të largohej për në Itali te Interi.

Eriksen ka impresionuar gjatë kohës së tij të shkurtër në Brentford, duke shënuar një herë dhe duke dhënë dy asistime në shtatë paraqitje në Premier Ligë, por mendohet se nuk ka gjasa që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re me skuadrën e Thomas Frank.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...