Njihni kampionet e vlerave ushqimore

Farat Chia konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme, të njohura dhe të përdorura ndër shekuj për benefitet e tyre të mrekullueshme. Farat Chia janë të pasura me acide yndyrore omega-3, proteina, fibra si dhe vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Farat Chia kanë një tregues glicemik të ulët prandaj këshillohen për diabetikët. Ato mund të përmirësojnë shëndetin e tretjes, nivelet e gjakut të omega-3 të shëndetshme në zemër, ulin kolesterolin e keq dhe tregliceridet në gjak, rrisin kolesterolin e mirë, luftojnë infeksionet, janë ndërtuesit kryesorë të membranës qelizore sidomos për qelizat nervore dhe ulin faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Përmbajnë:

– 7 herë më shumë vitaminë C se portokalli

– 5 herë më shumë kalcium se qumështi

– 3 herë më shumë hekur se spinaqi

– 2 herë më shumë kalium se banania

– 15 herë më shumë magnez se brokoli

Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë zinku, vitaminë B3 (niacin), kalium, vitaminë B1 (tiaminë) dhe vitaminë B2.

Janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Sipas peshës, ato janë rreth 14% proteina, e cila është shumë e lartë në krahasim me shumicën e bimëve. Ato gjithashtu kanë një ekuilibër të mirë të aminoacideve esenciale të cilat trupi i njeriut nuk arrin t’i sintetizojë ndaj është e nevojshme të merren nëpërmjet ushqimit.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, farat chia mund të absorbojnë deri në 10-12 herë peshën e tyre në ujë, duke u bërë si xhel dhe duke u zgjeruar në stomak. Kjo i bën ato një ushqim veçanërisht ngopës dhe për këtë ata janë shpesh të rekomanduara për ata që duan të humbin peshë. Këto fara janë veçanërisht të dobishme për tretjen dhe për funksionet e zorrëve, sidomos falë pranisë së fibrave.

Farat chia ti konsumoni në çdo moment të ditës duke ua shtuar pjatave tuaja të përditshme. Për shkak të aftësisë së tyre për të absorbuar si ujin ashtu edhe yndyrën, ato mund të përdoren për të trashur salcat dhe si zëvendësues vezësh në receta.

E rëndësishme të theksohet është që sasia e tyre nuk duhet të jetë e tepërt. Doza e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë. Kjo pasi do t’ju shkaktonte shqetësime gastrointestinale dhe çekuilibrim të nivelit të sheqerit në gjak.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...