Kapet në Itali shqiptari me dy milionë euro drogë në makinë

Policia italiane ka vendosur në pranga një 30 vjeçar shqiptar pasi u kap me 14 kilogramë kokainë. Sipas policisë italiane, nëse droga do hidhej në treg do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjatë një kontrolli rutinë efektivët policisë së provincës së Leço pikasën shqiptarin i cili kërkohej për trafik droge.

Ata e ndoqën nga Leço për në Parma derisa e ndaluan në autostradë ku ushtruan kontroll ndaj mjetit të tij dhe zbuluan 11 kilogramë kokainë në pjesën e shasisë së makinës.

Por kontrolli ndaj shqiptarit nuk përfundoi këtu ata ushtruan kontroll edhe në banesën e 30 vjeçarit në Mariano Comense, në provincën e Comos, ku gjetën edhe tre kilogramë të tjerë kokainë.

Nëse e gjithë sasia e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 2 milionë eurove. 30-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Parmës./lapsi/

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...