Duro: Të ardhurat buxhetore janë shtuar për shkak të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve në tregjet botërore he reduktimi i kërkesës së huaj do të shoqërohet me norma më të larta inflacioni dhe rritje të ngadaltë ekonomike. Kjo u konfirmua nga guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Eksperti i ekonomisë, Enton Duro, i ftuar në studion e Ora News, me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se ajo që ndodh në tregjet ndërkombëtare, reflektohet edhe në tregjet e brendshme.

Duro:  Për shkak të pandemisë, si rezultat i presioneve që erdhën në tregjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme, ekonomia u fut në një periudhë inflacioni, e cila u përshpejtua për shkak të konflikti ushtarak që ndodhi në Ukrainë. Ne ishim në një situatë inflacioniste. Me nisjen e konfliktit në fund të shkurtit, inflacioni u përshpejtua sepse prek tregje kryesore. Tani jemi në një situatë ku parashikimet për rritjen ekonomike kanë ndryshuar. Gjatë vitit 2022 inflacioni do jetë rreth 6%. Deri diku politikat kanë qenë të paqarta dhe këto paqartësi po reflektohen tani në sektorë të caktuar.

Vendet e rajonit kanë prekur strukturën fiskale, pra kanë prekur taksa për të ndihmuar konsumatorët dhe shtresat që preken nga kjo krizë. Pse Shqipëria e ka këtë strukturë fiskale kaq të ngurtë? Qeveria është kategorike kundër prekjes së strukturës fiskale.

Duro:  Nëse do të flasim për politika të cilat do të reduktonin TVSH-në, apo taksa të tjera siç mund të jetë taksa e qarkullimit apo akciza, duhet të jemi të kujdesshëm. Tregjet në Shqipëri nuk janë konkurruese dhe në mungesë të konkurrencës në tregje nuk reflektohen këto ndryshime. Për shembull reduktimi i TVSH  në sektorin e turizmit, nuk u reflektua në ulje të çmimeve. Këtu tregjet nuk shkojnë drejt një konkurrence të menjëhershme për të tërhequr konsumatorët.

Ky është një argument për të kuptuar nëse duhet apo jo të ndryshojmë paketën fiskale. Duke parë situatën e tanishme, të ardhurat tatimore janë rritur ndjeshëm. Vetëm të ardhurat nga tatimi i vlerës së shtuar janë rritur me mbi 13 miliard. Kjo tregon që të ardhurat buxhetor po rriten për shkak të rritjes së çmimeve dhe besoj se në të ardhmen do jenë më të larta. Fika më e madhe është që reduktimi i normave tatimore, TVSH në këtë rast mund të mos shkojë në përfitim të qytetarëve. Pra qytetari sërish mbetet i dëmtuar, çmimet nuk ulen dhe impakti i politikës do të jetë i papërfillshëm. Zgjidhjet afatshkurtra nuk do të ishin efektive në këtë rast.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...