(VIDEO) Sindikalistët dhe Qeveria nuk po arrijnë dakordim për grevën

Sot përfundon java e dytë e grevës së përgjithshme në arsim. Përgjatë kësaj periudhe që po zhvillohet greva e mësimdhënësve, Qeveria dhe Sindikati i Arsimit, Shkеncës dhe Kulturës kanë akuzuar njëra-tjetrën, ajo e para për shantazhe, ndërsa kjo e fundit për presione.

Në fund të javës së kaluar Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ofroi SASHK-ut 10 për qind rritje të pagave, respektivisht 2.500 denarë,  ndërsa sindikati e refuzoi të njejtën, pasi oferta ka qenë në formë gojore dhe nuk kishte garancë të shkruara nga Qeveria.

Nga sindikati theksuan se 10 përqindëshi i ofruar nga ekzekutivi, nuk korrespondon me rritjen e pagës minimale dhe nuk është nxitje e duhur për të kthyer dinjitetin e mësimdhënësve .

Pas refuzimit të kësaj oferte, reaguan  ashpër përfaqësusit qeveritar, pasi sipas tyre ka afat ligjor prej gjashtë muajve, për harmonizim e pagave tjera me pagen minimale. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se sindikata ka vendosur të vazhdojë më kërcënimet, të cilat sipas tij, janë vetëm në dëm të arsimimit të nxënësve, dhe ua vështirëson përditshmërinë prindërve.

Edhe pse ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri,  shpresonte se që nga e hëna e kaluar nxënësit do të ktheheshin nëpër bankat e tyre shkollore, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ai tha se edhe pas refuzimit të ofertës, bisedimet përsi duhet vazhdojnë , por nuk saktësoi nëse do të ketë ofertë të re për mësimdhënësit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se Qeveria ka ofruar përqindje të mirë për rritje të pagave, ndërsa SASHK-u është dashur ta pranojë të njëjtën.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme dje apleoi deri tek Qeveria dhe SASHK-u që sa më parë të gjejnë zgjidhje, pasi siç thonë kjo situatë është vetëm në dëm të nxënësve. Ata kërkuan gjithashtu që edhe ata  të jenë të përfshirë në negociatat mes autoriteteve kompetente.

Së fundmi është paraqitur problemi edhe për pagën e arsimtarëve për muajin prill. Edhe pse Qeveria do të paguaj vetëm kontributet për paga e muajit prill, ata  thonë se SASHK-u duhet t’i paguaj rrogat, si organizatorë i grevës, ndërsa SASHK thotë të kundërtën, duke thënë se shteti i ka detyrë rrogat dhe kontributet.

Përveç grevës në arsim, grevë kanë nisur të mbajnë edhe posta e Maqdonisë Së Veriut, ndërsa administrata shtetërore i ka dhënë ultimatium Qeverisë deri më 25 prill për rritje të pagave, përndryshe nga 26 prilli do të dalin në protesta, të cilët do të zhvillohen para Qeverisë dhe Kuvendit.

Ndërkaq, që Qeveria dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë filluar dialogun social për një marrëveshje të përgjithshme kolektive, duke përfshirë rritjen e pagave prej 2.806 denarë për të gjithë në sektorin publik.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

Të fundit

Rama: Jam shumë i lumtur që Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi

Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi...

Brenda një viti 1608 viktima të dhunës në familje

Shkup,1608 viktima të dhunës në familje janë regjistruar vitin...

Mariçiq: Pres raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën...