(VIDEO) Dënohen bartësit e regjimit të Gruevskit

Ish udhëheqja e VMRO-DPMNE-së dhe atëherë krerët më të lartë shtetëror, kanë përfunduar prapa grilave, kurse ish kryeministri ka përfunduar azil në Hungari, pas arratisjes që bëri nga vendi. Dënimi i fundit për të, u shqiptua një ditë më parë. Gjykata i shqiptoi edhe 7 vite burg, ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, për rastin “Parcelat në Vodno”. Poashtu atij ju konfiskuan edhe të gjitha pronat. Përveç dy banesave të nënës së tij, Gruevskit i është konfiskuar prona e njërës parcelë të blerë nga Irina dhe Sergej Samsonenko, e cila ishte pjesë e rastit gjyqësor. Në listën e pronave të konfiskuara janë edhe pronat e tij në Vodno. Të gjitha këto kapin vlerën deri tri milionë eurove.

Më herët, ai ka marrë edhe disa denime, për shkak të lëndëve që i pati hapur PSP e që buruan nga “bombat e Zaevit”. Për rastin “Dhuna në komunën Qendër”, Gruevski u dënua me 1.5 vite burg. Poashtu denim ka marrë edhe për rastin “Tanku”. Ai për blerjen e veturës luksoze “Mercedes”, u dënua me 2 vite burg.

Përndjekjes penale nuk i shpëtuan as bashkëpuntorët e tij. Ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, më 8 mars 2019, u dënua me 3 vjet burgim për rastin “Titanik 2”, që kishte të bëjë me prishjen e rezultatit zgjedhor në bashkëpunim me një anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Poashtu edhe më 26 shkurt 2021, Gjykata Penale e Shkupit, e dënoi atë me 12 vjet burgim për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”, në rastin  “Target-Fortesa”.Më 13 prill 2021, ai u denua edhe me 8 vjet  tjera burgim për rastin e njohur, “Trezor”, konkretisht për shpërdorim të 780.000 eurove për blerjen e pajisjeve për përgjim. Kurse tek “Parcelat në Vodno” u denua 1 vit e 3 muaj burg.

Edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme mori disa denime. Në rastin “Tanku” ajo dënua 6 vjet, ku më pas Gjykata e Apelit, denimin ia uli në 4 vjet. Tek “Target – Fortesa” mori edhe 4 vite tjera dënim me burg. Ndërsa tek rasti “Titanik”, Jankullovska u denua me 2 vite e gjysmë heqje lirie.

Jo pak vite në burg do të qëndroj edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Ai në rastin “Titanik” u denua me 4 vite e gjashtë muaj burg. Kurse tek ngjarjet e “27 prillit”, Janakieski u dënua me 6 vjet 3 muaj burg. Në rastin tjetër  “Toplik”, ai u denua  me 3 vjet e gjashtë muaj burg. Ky rast kishte të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e lagjes rezidente “Sonçev Grad” në Sopishte. Ish-ministri Janakieski është dënuar edhe me dy vjet burgim me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve dykatësh kinezë. Janakieski dënimin me kusht e mori pasi paraprakisht e kishte pranuar fajin.  Dënim me kusht mori edhe në rastin “Dhuna në komunën Qendër”, në rast se në katër vitet e ardhshme kryen vepër penale.

Janakieski për momentin gjykohet edhe për rastet “TNT”- për shembjen e kompleksit “Kosmos”, “Talir” për financim ilegal të VMRO- DPMNE-së, “Trajektorja” për ndërtimin e autostradave kineze si dhe “Shkallët spanjolle” ku akuzohet për shitje ilegale të parcelave në shesh të Shkupit.

Të gjithë  këta ish funksionarë, janë prapa grilave ose u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa ish kryeministri është në arrati dhe pas secilit dënim që i jepet, reagon përmes profilit të tij në facebook, me statuse të stërzgjatura.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...