“Shpërthen” Ilir Demalia: Mbrëmë u arrit kulmi kur propozuan për president…

Analisti Ilir Demalia ka reaguar ashpër në një status të shkurtër për emisionin e mbrëmshëm të Blendi Fevziut, ku flisnin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Statusi i plotë:

Mbrëmë tek Banak – Tallavaja e Fevzi Koranit, ku ishin mbledhur gjithë ata që i paguhen prurësit më të parë si ato ke Dritat e Kuqe, arriti kulmi kur propozuan për President Mirush Kabashin!!!Pastaj arriti kulmi mbi kulm për kulmin e shkërdhatacionit atij paneli, ku e kryesonte Zheji, dhe tha në mënyrë “indirekte”, se një zgjedhje perfekte do të ishte për Presidente, një me mbiemër të rëndësishëm të një shkrimtari të madh, që është ambasadore, e që nuk u tha, por qarte ishte për cilën bëhej fjale, ishte Besiana Kadare. Pastaj Batoni tha: se do të ishte një nder i madh për Shqipërinë të kishim Linda Rama ose Lea Ypi!!! flisnin dhe për modele(?!!) Ku je o F. Konica?!

O Shqipëri të ….. s’të kuptova asnjëherë.

“Oh mar Zot!

S‘po di ka të çaj

Ka ardhë koha

Me i thanë derrit dajë! (derrkuces tezes shën

im)

Dhe ma i keqi ndej në krye t’vendit

Ma ban gjyqin jashtë kuvendit

Ma mer tokën që më la baba

Edhe mue më mban mish për krraba

N’ndaç me të Zi e n’daç me tê pjek

Gjithê si qefi atij të jet tek. “

Shkruante Vigani Veriut At Fishta.

Të fundit

Sondazhi: 83% e ukrainasve duan anëtarësimin në NATO

Një rekord 83 për qind e ukrainasve do të...

Zbulohen 12 emigrantë në afërsi të Negotinës

Dymbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur sot në një...