Një problem me Google Messages konsumon baterinë e telefonëve Android

Me të gjitha aplikacionet që kemi të instaluar në telefonët tonë, shqetësim kryesor mbetet nëse bateria e smartfonit do të mbërrijë fundin e ditës.

Po nëse një prej aplikacioneve që keni në telefon nuk po funksionon siç duhet dhe fillojë të konsumojë baterinë? Sipas 9to5Google një problem në aplikacionin Google Messages në Android kishte lënë kamerën të hapur në sfond, një mënyrë shumë efikase për të rritur temperaturën e telefonit por edhe tharë baterinë.

Google Messages ka një funksion me të cilin mund të realizoni një foto direkt nga aplikacioni dhe tja dërgoni dikujt në mesazh. Sipas 9to5Google aplikacioni mbante të hapur kamerën në sfond edhe pse nuk shfaqej në ekran.

Nëse vëreni telefonin që po konsumon baterinë apo ka një temperaturë më të lartë sesa zakonisht, atëherë mjafton të shikoni aplikacionet e hapura në sfond dhe nëse Google Messages është aty mbylleni menjëherë.

Nga ana tjetër ju mund ti mohoni aplikacionit aksesin tek kamera duke shkuar në Settings > Apps > Messages > Permissions > Camera dhe përzgjedhur opsionin “Don’t allow.” /PCworld Albanian

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...