Mbi 30 të vrarë në një xhami në Afganistan

Të paktën 33 vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm në një xhami dhe shkollë fetare në Afganistanin verior gjatë lutjeve të premten, më 22 prill. Shumë prej tyre janë studentë, tha një zyrtar taliban.

Zaibulah Mujahid, zëvendësministri i Kulturës dhe Informacionit taliban, tha se sulmi ndodhi në qytetin Imam Saheb në provincën Kunduz dhe se talibanët e dënuan krimin dhe shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për viktimat.

Sulmi i sotëm është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë Afganistanin.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega afgane e të ashtuquajturit Shteti Islamik mori sot përgjegjësinë për një seri bombash të kryera një ditë më parë.

Sulmi më i rëndë ishte në një xhami shiite në veri të Maraz-e-Sharif, ku të paktën 12 besimtarë shiitë u vranë dhe dhjetëra u plagosën./REL

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...