Kastrati: Që një javë kemi filluar me aksione të pastrimit në Kosovë

Data 22 prill njihet si dita Ndërkombëtare e Tokës, e për këtë çështje foli drejtori i programit nga Green Art Center, Pajtim Kastrati.

Ai tregoi se sot në shënimin e Ditës Botërore të Tokës, së bashku me Klubin e Gjelbërt së Shkollës së Gjelbërt në Prishtinë, kanë finalizuar disa aktivitete ku pjesëmarrëse ka qenë edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ndërsa si shënim i Ditës Botërore të Tokës, së bashku me Klubin e Gjelbërt së Shkollës së Gjelbërt në Prishtinë, në këtë vit ne i kemi finalizuar aktivitetet së bashku me këtë shkollë, ku kanë qenë pjesëmarrëse ministrja Arbërie Nagavci, dhe shumë mysafirë të tjerë’, tha Kastrati.

Tutje, ai tregoi që organizata Green Art Center operojnë në tërë territorin e Kosovës, ku këtë vit kanë filluar edhe operimin në shtetin e Shqipërisë.

“Ne si organizatë shënojmë ditët mjedisore, realizojmë shumë aktivitete dhe projekte të ndryshme mjedisore. Edhe këtë vit në Ditën Ndërkombëtare të Tokës kemi shënuar shumë aktivitete në shumë vende të Kosovës. Ne pothuajse në tërë territorin e Kosovës operojmë si organizatë, ku këtë vit kemi filluar operimin edhe në shtetin e Shqipërisë”. shtoi ai.

Kastrati bëri të ditur se në bashkëpunim me institucionet shkollore, kanë filluar aktivitete të ndryshme, aksione të pastrimit e ligjërata me anë të klubeve të gjelbërta.

“Në këtë vit në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, me Ministrinë e Mbrojtjes pra duke shfrytëzuar FSK-në, kemi realizuar shumë aktivitete në Prishtinë. Në Kosovë funksionojmë me klube të gjelbra, po ashtu edhe me institucione publike , me partnerë të ndryshëm, me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Pothuajse që një javë kemi filluar aktivitete të ndryshme, qoftë me aksione të pastrimit, qoftë me ligjërata me anë të klubeve të gjelbra që i kemi themeluar në institucionet shkollore”, tha tutje Kastrati.

Të fundit

Pendarovski: Boshnjakët janë pjesë përbërëse e shoqërisë!

Presidenti Stevo Pendarovski sot u ka dërguar urim pjesëtarëve...

Xhaferi: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u drejtoi urime pjesëtarëve...

Rama : Më gjeni një biznesmen të thotë që më ka dhënë një qindarkë për ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për...