Shtangu Borellin me fjalimin kundër Putinit, eurodeputeti viziton Ukrainën

Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, i cili ditë më parë kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë në Parlamentin e Evropian ku kërkonte sanksione të ashpëra ndaj Rusisë, ka shkuar për vizitë në Ukrainë.

Verhofstadt ka publikuar fotografi nga atje, duke thënë se s’ka fjalë se si ta përshkruaj dhimbjen për atë që ka parë në Bucha dhe Borodinka.

“Krimet e luftës nuk do të mposhtin lirinë dhe demokracinë… as në Ukrainë, as në Evropë!”, ka shkruar Verhofstadt.

Eurodeputeti belg në fjalimin e mbajtur në fillim të këtij muaji në Parlamentin Evropian kishte shtangur Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, teksa kërkonte që Evropa të ashpërsonte sanksionet dhe theksonte se sanksionimi shkallë-shkallë nuk bën punë me një autokrat si Vladimir Putini.

“Duhet të shkohet me një pako të plotë të sanksioneve”, kishte thënë Guy Verhofstadt.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...