Nxënësit e shkollave të mesme: Ne duam mësim, ju marrëveshjen gjatë vikendit!

Një nga angazhimet kyçe të Unionit të Gjimnazistëve është lufta për arsim më të mirë. Prandaj ne ishim e vetmja organizatë në vend, që së bashku me zyrën e UNICEF-it, avokuam vazhdimisht për kthimin e studentëve në tavolina, qoftë përmes mësimdhënies së kombinuar apo mësimdhënies me prezencë fizike. Ndaj ndiejmë obligim dhe përgjegjësi të njoftojmë për zhvillimet aktuale në arsim, thuhet në një komunikatë të dërguar nga Unioni i Gjimnazistëve.

“21 Prilli do të jetë dita e nëntë e punës që nga përfundimi i procesit mësimor për shumicën dërrmuese të nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se nxënësit kanë humbur tashmë dy javë të plota pune nga procesi i rregullt arsimor. Kujtojmë se ky është një brez që tashmë ka humbur një vit të tërë shkollor me arsimim jo cilësor online, si dhe dy javë të tjera me zgjatjen e pushimeve dimërore. Me këto gjëra, gjimnazistët tashmë tre vite janë jashtë procesit normal arsimor. Kushtetuta është vendimtare: garanton edhe të drejtën e grevës edhe të drejtën për arsimim. Neni 38 garanton të drejtën e grevës. Neni 44 thotë: “Çdokush ka të drejtën e arsimimit. Arsimi është i disponueshëm për të gjithë në kushte të barabarta. Mirëpo, jemi në një situatë ku realizimi i njërës së drejtë e bën të pamundur realizimin e tjetrës”, thonë nga Unioni i Gjimnazistëve.

Ndaj ata shtojnë se të dyja palët janë përgjegjëse për humbjen e orëve të mësimit në dy javët e kaluara, përkatësisht përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje në interes të gjimnazistëve.

“E ritheksojmë thirrjen tonë për zgjidhje të shpejtë të çështjes ndërmjet Qeverisë dhe SASHK-ut duke intensifikuar negociatat për periudhën e ardhshme. Ne kërkojmë që Unioni të përfshihet në gjetjen e zgjidhjeve për kompensimin e materialit të humbur”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...