​Ngjarjet e datës 22 prill

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë për nder të Ditës së Tokës, do të bëjë mbjelljen e pishave në hyrjen e autostradës së Veternikut (Ora 08:30)

Vazhdon gjykimi në rastin e Salih Mustafës (Hagë, ora 9:30)

Presidentja Osmani pret me ceremonitë më të larta shtetërore homologun letonez Egils Levits. Pas takimit mbahet konferenca për media. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë; ora 10:00)

Ministria e Mjedisit, së bashku me institucione dhe organizata të tjera, shënon Ditën e Tokës (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

Universiteti “Kadri Zeka” në Pejë në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit përuron librat e Bajram Kosumit, Merxhan Avdylit dhe Flamur Malokut (Hapësirat e universitetit në Pejë, ora 11:00)

SHFMU “Shkolla e Gjelbër” shënon 11-vjetorin e fillimit të punës dhe njëkohësisht Ditën e Tokës (Ambientet e shkollës, ora 11:00)

Oda e Hotelerisë e Turizmit bashkë me Komunën dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama zhvillojnë aktivitet në nder të Ditës së Tokës (Lagjja “Dardania” në Prishtinë, ora 11:00)

Biblioteka komunale “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj promovon veprat e poetit Ymer Elshani (Hapësirat e bibliotekës, ora 12:00)

Kryekuvendari Glauk Konjufca pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits (Kabineti i Kryetarit, ora 12:15, pamje në fillim të takimit)

Mbahen garat e Ndihmës së Parë në nivel lokal në Kryqin e Kuq të Kosovës dega Ferizaj (Shkolla fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 12:00)

Komuna e Prishtinës vendos shporta për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër (Ora 14:00)

Ngrohtorja e Qytetit të Gjakovës mban sesion informues me konsumatorë lidhur me implementimin e projektit “Përmirësimi i Performances se Ngrohtores se Qytetit ne Gjakovë” (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 14:00)

Anibar, në kuadër të projektit Rrijetësimi i Kulturës në Pejë, organizon koncertin e grupit Gillespie (Hapësirat e Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 20:00)

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...